Transmetuar më 13-09-2018, 11:03
Foto ilustruese

A keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse fitoni një lotari? Po nëse shuma do të mund të ishte pesë milionë euro?

Kjo shumë do të ndryshonte jetën e kujtdo. Por, për një të varfër fitimi i 5 milionë eurove mund të ketë edhe pasoja.

Një e moshuar e fitoi këtë shumë në Itali dhe humbi ndjenjat.

Por, fatmirësisht ajo e mori veten pas disa minutash dhe ishte tepër e lumtur.

Gruaja emri i të cilës nuk bëhet me dije, ka marrë një biletë të lotarisë “gërvisht dhe fito”. Ajo zgjodhi biletën e duhur dhe u bë milionere.

“E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua”, tha shitësi./a.m./noa.al/