Transmetuar më 12-09-2018, 13:24
Sergio Ramos teksa bën shqiponjën

Kombëtarja spanjolle triumfoi me rezultatin e thellë 6-0 ndaj nënkampionëve të botës Kroacisë në ndeshjen e luajtur për Ligën e Kombeve.

Ekipi ballkanas ishte thuajse inekzistent në fushë dhe spanjollët arritën të bënin “çfarë donin në fushë”.

Por, gjatë ndeshjes ra në sy edhe gjesti i festimit të golit të shënuar nga ana e Sergio Ramos.

Mbrojtësi i Realit të Madridit bëri shqiponjën me duar pasi realizoi golin.

Por, kjo gjë ka tërbuar mediat serbe që e interpretojnë si simbol të “Shqipërisë së Madhe”.

“Ramos çfarë bën kështu: Kapiteni spanjoll festime shqiponjën dykrenore shqiptare. Kroatët të tmerruar!”, shkruante portali serb Kurir.

“Ramos realizoi në minutën e 57-të golin e pestë dhe pastaj bëri me duar simbolin që bënë edhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, duke provokuar lojtarët e Serbisë në botëror”, vijonte portali serb./a.m./noa.al/