Transmetuar më 12-09-2018, 13:03
Foto ilustruese

Pak ditë më parë u bë publik skandali i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda” përmes së cilës shtetasi Shpëtim Çekrezi rekrutonte vajza me qëllim prostitucionin.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi me zë e figurë se si ai linte takime me vajzat dhe u tregonte për punën që duhej të bënin.

Njoftimet për punë nxirreshin online, por kur vajzat takoheshin me të, ai u shpjegonte se për çfarë pune bëhej fjalë.

Pas verifikimeve të kryera, policia bëri prangosjen e shtetasit Shpëtim Çekrezi.

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

Nuk dihet ende numri i vajzave të rekrutuara nga ky shtetas.

Siç u vërtetua përmes pamjeve, ai i çonte të rejat në Maqedoni ku ato punonin në një lokal dhe hiqeshin si këngëtare./a.m./noa.al/

Shoqata që rekrutonte prostituta me emrin e Nderit të Kombit Ferdinand Deda, reagimi i të birit

Skandali, “Shoqata Kulturore”, rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni