Transmetuar më 11-09-2018, 16:14

Ajo është një prej aktoreve më të dashura dhe tepër seksi të Hollivudit edhe pse vitet kalojnë.

Bëhet fjalë për Nicole Kidman e cila është tashmë 51-vjeçare. Por, kjo nuk e ka bërë atë të humbasë shkëlqimin.

Kidman ishte prezente në aktivitetin për çeljen e Festivalit të Filmit në Toronto të Kandasë, ku ajo prezantohet me filmin “Destroyer”, në rolin e një detektiveje policie.

Parakalimi i saj në tapetin e kuq tërhoqi mjaft vëmendje.

Nicole dukej mjaft elegante, përpos moshës së saj 51-vjeçare.

Sekreti i saj është një ndërhyrje përmes botoksit para disa vitesh, për të cilën vetë aktorja është shprehur e penduar./a.m./noa.al/