Transmetuar më 10-09-2018, 21:53

Skocia ka kaluar në epërsi përballë Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Goli është shënuar në nisje të pjesës së dytë me anë të Naismith.

Pjesa e parë e luajtur në Glasgoë, është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.

Skocia vendase, ka qenë më kërkuese për golin ndërsa ajo që u vihet re në këtë takim, është një Shqipëri konfuze në mbrojtje.

Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion.

Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj, Gavazaj.

Kujtojmë që takimin e parë përballë Izraelit, Shqipëria e fitoi me rezultatin 1-0, me një supergol nga Xhaka. /a.k/noa.al/