Transmetuar më 10-09-2018, 14:17

Që nga data 1 janar e vitit që vjen, në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino. Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, duke folur ditën e sotme në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Ai tha se nuk do të ketë shtyrje të ligjit sa i përket largimit të kazinove elektronike nga qytetet.

“Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike, do të largohen nga qyteti dhe këtë vendime ka marrë kjo mazhorancë, e ka marrë mazhoranca e Partisë Socialiste, qeveria e PS.

Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara”, u shpreh Ahmetaj.

Ai tha se bazuar në ligj, do të rrallohen edhe zyrat e basteve, të cilat nuk do të jenë më afër se 200 metra nga njëra tjetra.

Madje ministri sqaroi se taksat për këtë biznes janë rritur. /a.y/noa.al