Transmetuar më 09-09-2018, 21:39

Sulmohet një autobus me shqiptarë të Kosovës në Serbi.

Autobusi është sulmuar gjatë ditës së sotme teksa po kthehej nga Gjermania drejt Kosovës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa autobus po kalonte në Serbi, ku drejt mjetit me pasagjerë janë hedhur gurë.

Një gjë e tillë është zbuluar nga udhëtarë, dëshmitarë të ngjarjes.

“Sot në Serbi është sulmuar ky autobus me udhëtar që dojnë të bëjnë pushim në Kosovë”, ka shkruar ai.

Autobusi ishte nisur nga Koln-i i Gjermanisë dhe kishte si destinacion Prishtinën./a.k/noa.al/