Transmetuar më 08-09-2018, 16:24

I lumtur që ndodhet në Kosovë, në fillim të vizitës presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka ardhur që të paraqesë idenë e tij për paqe.

Nën masa të rrepta sigurie, ai mbërriti rreth orës 14:30 përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.

“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka thënë Vuçiç.

Ai u ndal edhe për investimet e vendit të tij në Liqenin e Ujmanit.

“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi mes nesh”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i Shtetit serb do të qëndrojë dy ditë në veri të Kosovës. /k.k/noa.al/