Transmetuar më 04-09-2018, 10:54

Në nisje të seancës së jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet çështja e mundësisë së korrigjimit të kufijve të Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj prezantoi grupin negociator.

Ai ftoi deputetët që të votojnë ekipin e propozuar nga qeveria për dialogun me Serbinë.

Në krye të ekipit është Fatmir Limaj, zëvendës Enver Hoxha, ndërsa anëtar janë Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Jagxhilar dhe Avni Arifi.

Sakaq nuk dihen ende emrat që janë rezervuar për opozitën, për shkak se kjo e fundit bojkotoi punimet e seancës.

Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç më 7 shtator, do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve.

Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila i ndalon Presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor. /a.y/noa.al