Transmetuar më 03-09-2018, 16:40
Ministri gjerman Michael Roth

Gjermania është një prej fuqive perëndimore që po kundërshton me forcë idenë e “korrigjimit të kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës.

Këtë qëndrim e theksoi edhe njëherë ministri për Evropën i Gjermanisë Michael Roth.

Ai paralajmëroi dy vendet se ndryshimet në kufij nuk do të zgjidhin problemet, madje do të mund të hapnin të reja në rajon.

Ai theksoi se e ardhmja e rajonit është bashkëjetesa multietnike, multifetare dhe multikulturore.

“Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht multietnike, multifetare dhe multikulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa”, shkruajti Roth në një postim në Twitter./a.m./noa.al/