Transmetuar më 03-09-2018, 13:28
Njera nga makinat e djegura

Digjen gjatë natës në rrethana të mistershme, dy makina të parkuara në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Benz” të djegur ne lagjen e “Skelës” dhe një “Toyota Yaris” në zonën e “Çolës”.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Ngjarja ka ndodhur gjatë jatës mes të dielës dhe të hënës, ku fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për të zbuluar nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën. /a.y/noa.al