Transmetuar më 02-09-2018, 21:04

Kosova është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Farmacistëve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë së këtij vendi, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se Oda e Farmacistëve e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në këtë organizatë.

“Lajme të mira nga Glasgoë ku po mbahet Kongresi Botëror i Farmacistëve. Oda e Farmacistëve të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Internacionale të Farmacisë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai vijon më tej:

“Tani edhe Kosova, respektivisht Oda e Farmacistëve, do të jetë pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të farmacistëve. Zhvillimi i farmacisë në vend plotëson angazhimin për reforma në sektorin shëndetësor. Urime”, përfundon njoftimi i ministrit të Shëndetësisë.