Transmetuar më 02-09-2018, 20:26

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në aksin Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lluzhan.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Aksidenti është shkaktuar pas përplasjes së dy automjeteve, ndërsa të lënduarit janë transportuar me urgjëncë për në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/