Transmetuar më 19-08-2018, 14:05

Tiranë, NOA.al- Vijon pjesa e parë e ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin shqiptar. Sërish orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu ndërsa shira të përkohshëm priten në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një tjetër rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 37°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga Veriperëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.

Europa

Vranësira te shpeshta dhe shira të përkohshëm do të ketë në zona të izoluara të Ballkanit. Ndërsa, me rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere mbeten Veri- Veriperëndimi i Europës. Por kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit. /a.y/noa.al