Transmetuar më 19-08-2018, 11:13

Një ngjarje e tmerrshme në kufijtë e të paimagjinueshmes vjen nga Greqia, ku një grua shqiptare ka lejuar dy djem të rinj dhe një të moshuar që të abuzojnë seksualisht me fëmijët e saj të mitur.

Si të dyshuar për ngjarjen policia e Selanikut arrestoi këtë të shtunë, 24-vjeçarin Altin Gega, 22-vjeçarin Jorgo Bulicko dhe të moshuarin grek Dhimitri Panitsidi (ΠΑΝΙΤΣΙΔΗ Δημήτριο) 83 vjeç.

Policia ka vendosur të publikojë emrat dhe fotot e tre personave në përpjekje për të ndihmuar qytetarët që mund të kenë denoncime, për ngacmime dhe vepra të turpshme të ngjashme nga të njëjtët të dyshuar.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale krime seksuale dhe shfrytëzim seksual, të cilët janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim, ashtu sikundër edhe nëna e fëmijëve të abuzuar.

Noa.al mëson se tre të arrestuarit akuzohen se gjatë viteve 2016-2017, në dijeni të nënës shqiptare kanë abuzuar seksualisht duke kryer vepra të turpshme me fëmijët e saj të mitur.

Më konkretisht dyshohet se Altin Gega është i dashuri i gruas shqiptare, Jorgo është shoku i Altinit dhe nga i moshuari grek përfitonin lekë, duke e lejuar edhe këtë të fundit që të kryente vepra të turpshme me të miturit.

Ngjarja po bën bujë në shtetin fqinj, ndërkohë që autoritetet tregohen të rezervuara në dhënien e detajeve të mëtejshme. /a.y/noa.al