Transmetuar më 18-08-2018, 22:50

Nga Ylli Manjani

E gjithë bota po rigrupohet në zona ekonomike influence.

Fuqitë e mëdha, ata të traditës (SHBA e Rusi) kanë përcaktuar piketat kryesore. Pritet dhe reagimi i Kinës.

Pra ndarja dhe rigrupimi i ri nuk ka lidhje më me gjeo-politikën e derisotme, por thjesht me ekonominë. Me burimet natyrore dhe tregjet.

Ndërkohë që bota është përfshirë në këtë projekt global, shqiptarët konsumojnë propagandë! Gënjehen e mashtrohen çdo ditë e për çdo gjë!

Absolutisht për çdo gjë!

Të qeverisur kiminalisht keq, shqiptarët nuk janë në asnjë njollë të hartës së re ekonomike!

Në vend të fokusohemi tek menaxhimi pasurive dhe orientimi ekonomik i trevave tona merremi me kufinj, vetpallohemi me medemek baza ushtarake, me djegje mbetjesh të gjithë dynjasë, bëhemi kavje njerëzore për eksperimente Shoqatash dhe ambasadoresh të huaj e me muhabete krejt pa lidhje!

Në perëndim kryeministri paraqitet si klloun cirku, herë me atlete e herë me çitjane.

Kot fare, thjesht për të ra në sy, pavarësisht se për keq!

Kjo do të thotë se në vijim Shqipëria dhe shqiptarët mund mbeten për t’u treguar me gisht si “ata që merren me drogë” e me “punët e pista” për të cilat ka nevojë perëndimi.

Ky ishte ( ndoshta ende është) treni më i rëndësishëm i shqiptarëve kudo jetojnë.

Qeveria, ministritë e ambasadat e kanë mendjen tek….. Tenderat, koncensionet e droga. Pra tek punët e tyre personale, jo të Shqipërisë!

Ndërkohë treni iku…

P.S. Sa mirë që kemi Kryetarin e Bashkisë të Tiranës! Merremi me Teatrin e me Kullat më mirë… Gjithë bota mbarë ja ka zili…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al