Transmetuar më 18-08-2018, 22:33

Napoli ka arritur të marrë një fitore me vlera në transfertë përballë Lazios në javën hapëse të “Serisë A” italiane.

Takimi Lazio-Napoli, luajtur mbrëmjen e sotme në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 1-2.

Fillimisht kane qenë lacialët ata që kanë shënuar të parët me anë të Immobile në minutën e 25’.

Goli i barazimit për napoletanët ka ardhur në minutën e 45+2 nga Milik, duke mbyllur në baazim pjesën e parë të këtij takimi.

Goli i epërsisë dhe i rezultatit përfundimtar për nënkampionët e Italisë ka ardhur nga Insigne në minutën e 59’.

Kujtojmë që në këtë takim u aktivizuan edhe dy shqiptarët, Strakosha për Lazion dhe Hysaj për Napolin.

Gjatë pasdites u luajt edhe takimi Chievo-Juventus, që përfundoi 2-3./a.k/noa.al/