Transmetuar më 18-08-2018, 20:00

Juventus ka arritur të marrë tre pikë të çmuara në javën hapëse të “Serisë A” italiane përballë Chievos.

Edhe pse në fushë ishte edhe Cristiano Ronaldo, ylli portugez nuk ka mundur dot të shënojë asnjë gol.

Takimi Chievo-Juventus, i luajtur pasditen e sotme, përfundoi me rezultatin e barabartë 2-3.

Golat për kampionët e sezonit të kaluar erdhën nga: Khedira 3’, Bani (autogol) 75’ dhe Bernardeschi 90+3’.

Golat për Chievon u shënuan nga Stepinski 30’ dhe Giacherini 56’ nga pika e 11-metërshit.

Në orën 20:30 do të luhet nj tjetër takim i rendësishëm për “Serinë A”, Lazio-Napoli ku kundërshtarë do të jenë edhe 2 shqiptarët Strakosha-Hysaj./a.k/noa.al/