Transmetuar më 18-08-2018, 19:11

Një 21-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është nënshtruar një operacioni të rrallë i cili zgjati 31 orë. Katie Stubblefield ka kryer transplantin e plotë të fytyrës duke i dhënë vetës një shans të dytë për të jetuar. Në 25 mars të 2014-s, ajo qëlloi veten me një armë zjarri në një tentativë vetëvrasje.  Stubblefield u transportua mënjëherë në spitalin e Cleveland edhe pse në gjendje të rëndë, ia doli të shpëtonte për mrekulli. Dy vite më vonë gjendja e saj u përmirësua, por fytyra nuk ishte më e njejta. E shpërfytyruar e tëra, 21-vjeçarja humbi edhe dëshirën për të jetuar.  Por edhe pse në këto kushte, ajo nuk hoqi dorë. Vetëm pak ditë më parë, Stubblefield kaloi 31 orë në operacion dhe falë tij ka një fytyrë të re, që i lejon të përtypë, gëlltitë dhe të marrë frymë lirisht. “Këtë që po jetoj e kam jetë të dytë”, është shprehur Katie, tashmë në moshën 22 vjeçare, në një dokumetar të “National Geographic”. Katie është personi i 40-të në botë që ka marrë një transplant fytyre dhe i treti në Klinikën e Cleveland, që konsiderohet si pionier në rindërtimin e fytyrës në SHBA. /k.k/noa.al/