Transmetuar më 18-08-2018, 18:50

Autoritetet italiane kanë publikuar bilancin përfudnimtar të viktimave që mbetën nën rrënoja pas shembjes së urës “Morandi”, në Xhenova.

Mediat në Itali raportojnë se është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, Mirko Vicini, 31 vjeç.  Ndërsa ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shetasi rumun 36-vjeçar Marian Rosca.

Mirko Vicini i cili u gjet sot nën rrënoja, pak para tragjedisë ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë.

Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezultoi të ishte i fundit. Nëna e tij Paola prej 4 ditësh qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi.

Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku u shemb një pjesë e Urës Morandi.

Sot u përcollën për në banesën e fundit disa prej viktimave të tragjedisë. /k.k/noa.al/