Transmetuar më 18-08-2018, 16:20

42 është numri i viktimave pas shembjes së urës “Morandi”, pak ditë më parë në Xhenova të Italisë.

Grupet e kërkimit kanë gjetur edhe trupin e pajetë të 30-vjeçarit Mirko Vicinin, nëna e të cilit kaloi tri netë mbi rrënojat e urës.

Mirko u ndodh poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë.

Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezutloi të ishte i fundit.

Ndërkohë gjatë natës se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje, bashkë me vajzën 9-vjeçe.

Ditën e sotme u mbajtën e homazhet për nder të viktimave të tragjedisë. /k.k/noa.al/