Transmetuar më 18-08-2018, 15:05

Vijon fluksi i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë përmes vendit tonë dhe më pas për në vendet e Bashkimit Europian.

Së fundmi janë kapur 32 refugjate te paligjshem në Kapshticë. 

Mësohet se të ndaluarit, të gjithë meshkuj, janë me origjinë ngaSiria dhe Palestina.

Për dy ditë ata janë mbajtur në pikën e postës në Kapshticë, për faktin se Drejtoria e Kufirit nuk përballonte marrjen e deklarimeve të tyre pasi janë kapur shumë përgjatë muajve të fundit.

Refugjatet u nisën drejt qendrës së azilkerkuesve në Tiranë. Transporti i tyre u bë me autobus. /k.k/noa.al/