Transmetuar më 18-08-2018, 14:34

Një lente kontakti e harruar për 28 vite me radhë në syrin e majtë. Është kjo ajo që i ka ndodhur një gruaje angleze 42-vjeçare, e cila u detyrua të bëjë vizitë pasi qepalla nisi ti ënjtej.

Rasti i pazakontë u publikua në revistën shkencore “BMJ Case Reports”.

Lentja u zbulua vetëm pas një rezonance magnetike, ku rezultoi se ishte puthitur në qepallën e sipërme gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndërsa fillimisht u çorientuan, nëna e gruas u kujtua, se kur e bija ishte 14 vjeçe dhe mbante lente, o godit me top në sy teksa luante.

Por që nga ai moment lentja nuk u gjet më dhe të gjithë mendonin se kishte rënë.

Vetëm pas 28 vitesh kur problemi nisi të bëhej serioz, u zbulua e harruara e vjetër. /a.y/noa.al