Transmetuar më 18-08-2018, 13:33

Një tjetër episod i rëndë dhune vjen nga India. Një vajzë vetëm 7 vjeçe u përdhunua në dalje të shkollës. Ngjarja e rëndë ndodhi në New Delhi, më 10 gusht.

I dyshuari për ngjarjen, është një elektriçist i cili punon në shkollën që frekuenton e vogla. Përdhunuesi u arrestua dhe tashmë rrezikon dënimin me vdekje.

I dyshuari është Ram Asre, 37 vjeç, i cili punonte si elektriçist në shkollën që frekuenton e mitura. Ishte dëshmia e vogëlushes ajo që çoi në arrestimin e të dyshuarit, për të cilin tha se e tërhoqi me forcë në korridorin e shkollës.

E mitura në gjendje shoku foli për një “xhaxhi me këmishë të kuqe”, uniformë tipike e elektricistit, shkruan noa.al.

Ishin prindërit ata që bën denoncimin, pasi e mitura u kthye në shtëpi me rripat me gjak.

Ram Asre rrezikon që të varet, duke pasur parasysh ligjin për rastet e përdhunimit ndaj personave nën 12 vjeç. /a.y/noa.al

Foto ilustruese