Transmetuar më 18-08-2018, 12:26

“Askush nuk meriton të përdhunohet”. Janë këto fjalët e fundit të shkruara nga Khensani Maseko, një studente 23-vjeçare afrikano-jugore, e cila i dha fund jetës pasi u përdhunua nga një shok i universitetit.

Dhimbja, vetmia dhe turpi që ndjente, nuk arritën të gëlltiteshin lehtësisht prej saj.

Kështu e reja shkroi në rrjetet sociale, atë që duket si një thirrje e dëshpëruar për ndihmë.

Ajo shkroi vetëm një frazë në Instagram, para se ti jepte fund jetës më 3 gusht, “Askush nuk meriton të përdhunohet”.

Khensani nuk e kishte kaluar traumën që kishte pësuar dhe faktin që e kishte lënë vetëm. Përdhunuesi i saj, në formë ndëshkimi ishte pezulluar nga shkolla.

Historia e së resë raportohet nga CNN, ku thuhet se gjithçka nisi në muajin maj, kur vajza e re, denoncoi gjithë çfarë i kishte ndodhur në Rhodes University, të Grahamstown.

Por vetëm pasi e reja i dha fund jetës, policia dhe prokuroria e Afrikës së Jugut vendosën të hapin një hetim ndaj të dyshuarit, Sihle Maphumulo. /a.y/noa.al