Transmetuar më 18-08-2018, 12:07

Humbje e madhe për politikën ndërkombëtare, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Kofi Anan.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Ai njihet si politikani që fitoi çmimin Nobel për Paqe për punë humanitare.

Kofi Anan ishte i pari afrikan i zi që mori rolin e diplomatit më të lartë në botë, duke shërbyer dy mandate nga 1997 në 2006.

Pas kësaj, ai u emërua i dërguari special i OKB për Sirinë, duke negociuar për të gjetur zgjidhje për konfliktin.

Kofi Atta Annan lindi në Ganë në vitin 1938. Në vitin 2001 Kofi Annan mori çmimin Nobel për paqe.

Ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i OKB gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. /a.y/noa.al