Transmetuar më 18-08-2018, 11:57

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri këtë të shtunë gushti po e kalon në det me të birin.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, momente teksa i biri Drini, bën zhytjen e tij të parë.

“Drini Tahiri ia doli, zhytje e pastaj prapë lartë. Zhytja e parë”, shkruan Tahiri.

Por ndërsa prej kohësh është nën hetim si i përfshirë në trafik droge, në çdo postim të tij nuk kursen thumbat.

“Zhytje e pastaj prapë lartë”, shkruan ai, duke treguar kësisoj se di si t’ia dalë.

Një ironi e hollë e ish-ministrit, i cili lë të kuptohet se pavarësisht akuzave dhe sulmeve ndaj tij, arrin që t’ia dalë. /a.y/noa.al