Transmetuar më 18-08-2018, 10:52

Mbahet sot ceremonia shtetërore e funeralit të 18 prej viktimave, të cilat humbën jetën pak ditë më parë, si pasojë e shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë.

Nga shembja e urës deri më tani konfirmohen 41 viktima, ku mes tyre janë edhe dy të rinj shqiptar.

Admir Bokrina 32 vjeç dhe Marjus Djerri, 22 vjeç janë dy shqiptarët që humbën jetën nga shembja e urës.

Në ceremoninë që po mbahet ditën e sotme, arkivolet e dy shqiptarëve janë mbuluar me flamurin kuq e zi, ndërsa familjarë, miq dhe personat që po bëjnë homazhe përulen duke lotuar para trupave të pajetë.

Mësohet se pas ceremonisë, familja e Admirit ka vendosur që ceremonia e varrimit të tij kryhet në Shqipëri.

Madje ata kanë bërë gati gjithë dokumentacionin që trupi i pajetë të sillet në vendlindjen e tij në Oblikë të Shkodrës.

Ndërkohë trupi i të riut Marjus Djerri do të varroset në Genova, të Italisë. /a.y/noa.al

Ambasada shqiptare në Itali: Marjus Djerri dhe Admir Bokrina humbën jetën në Genova