Transmetuar më 18-08-2018, 10:24

Në dashuri nuk ka rregulla. Një histori, e cila për momentin duket se po ecën më së miri dhe që po bën xhiro në rrjetet sociale.

Në Norvegji, ministri për peshkimin Per Sandberg, i njohur për sloganin “rraca, fe dhe kultura të ndryshme nuk duhen përzier”, është fejuar me Bahareh Letnes, e cila u arratis nga vendi i saj për ti shpëtuar një martese të kombinuar.

Kështu ministri ksenofob, humbi kokën për një refugjate. Dhe të gjithë bindjet e tij duket sikur u zhdukën në hiç.

Vajza, Miss Irani 2013, Miss Globe Irani dhe Miss Grand International Iran në 2014, arriti për herë të parë në Norvegji, kur ishte 16 vjeçe.

Paraqiti kërkesën për azil politik, për tre herë me radhë dhe të gjitha radhët iu refuzua.

U rikthye në Iran dhe u detyrua të arratiset sërish, duke u larguar nga familja e saj. Në vitin 2008, arriti të marrë më në fund statusin e refugjates në Norvegji.

Dhe në fund bukuroshja iraniane, arriti të bëjë për vete ministrin skandinav, i cili e shpjegon gjithçka kështu, “Tjetër gjë është jeta private dhe tjetër gjë ajo publike”.

Sandberg, 58 vjeç, i divorcuar dhe me tre fëmijë, donte që të vendoste byzylyk elektronik për emigrantët në pritje të azilit dhe kërkonte që të detyroheshin të ktheheshin në vendin e origjinës për pushime, shkruan noa.al.

Bëhet fjalë për të njëjtin ministër që deklaronte, “Ti ndalojmë ciganët në doganë, sjellin vetëm telashe. Nëse vazhdojmë kështu, në Norvegji do të mbretërojë vetëm sharia”.

Kushedi nëse partnerja e tij tashmë ka arritur që të ndryshojë mendim. /a.y/noa.al