Transmetuar më 18-08-2018, 09:53

Nuk ishte mungesë edukate, por një respektim i rregullave të fesë së saj. Një vajze të re suedeze e besimit mysliman, iu njoh e drejta nga gjykata për një shpërblim nga ana e kompanisë pas një interviste pune, ku refuzoi që ti shtrëngojë dorën një burri.

Siç transmeton BBC, Farah Alhajeh, 24 vjeç, ishte në kërkim të një pune në një zyrë përkthimi në qytetin e Uppsala.

Por kërkesa e saj u refuzua, për shkak se refuzoi që ti shtrëngonte dorën një burri, i cili po i bënte intervistën, ku në formë përshëndetje vendosi dorën në zemër.

Një sjellje e cila e përdoret nga shumë femra myslimane, për të shmangur kontaktet me meshkujt që nuk bëjnë pjesë në familjen e tyre.

Një gjyqtar i cili shqyrtoi rastin, e dënoi kompaninë për diskriminim.

Kësisoj e detyroi që të paguajë ndaj gruas së dëmshpërblim 40 mijë korona ose rreth 3400 euro. /a.y/noa.al