Transmetuar më 18-08-2018, 09:33

Këto ditë gushti e kanë gjetur Presidentin Ilir Meta dhe familjen e tij me pushime.

Së bashku me të shoqen, Monika Kryemadhi dhe vajzën e tyre të vogël Era, ata kanë bërë pushime malore në Kosovë.

Ka qenë vetë Meta ai që ka publikuar përmbledhur disa fotografi nga këto pushime.

Ai thotë se 12 ditët e pushimeve kanë qenë njëra më e bukur se tjetra, duke vlerësuar bukuritë e Kosovës.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë.

U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, shkruan Meta. /a.y/noa.al