Transmetuar më 18-08-2018, 08:23

Këto ditë të nxehta gushti, këngëtarja Altuna Sejdiu bashkë me të birin dhe bashkëshortin e saj po pushojnë në det.

Tuna ka publikuar një fotografi të Tianit të vogël, teksa ai shihet i zhveshur i shtrirë në rërë.

Duke u rrëmbyer nga emocionet e mëmësisë, këngëtarja e ka ndarë këtë fotografi të të birit në Instastory.

“Ama unë ty të du më shumë se veten”, ka shkruar Tuna.

Vogëlushi është fryt i lidhjes mes këngëtares me Patris Berishën, ku pak para se Tian të vinte në jetë, ata u martuan zyrtarisht.

Deri më tani lidhja mes tyre duket mjaft harmonike, ndërkohë që edhe këngëtarja u tërheq disi nga jeta artistike pas lindjes së djalit, për të nxjerrë këngën e re rreth dhjetë ditë më parë. /a.y/noa.al