Transmetuar më 18-08-2018, 07:58

Shkon në 324 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në shtetin e Kerala, në jug të Indisë.

Ekipet e ndihmës kanë ndërhyrë me helikopterë dhe varka, për të evakuuar qindra persona të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre.

Shirat e rrëmbyer vijuan për tetë ditë pa pushim, për tu ndalur vetëm këtë të premte.

Ndërkohë në kampet e ngritura nga autoritetet ndodhen mbi 200 mijë persona të mbetur të pastrehë.

Aktualisht autoritetet po vijojnë kontrollet në zonat e përmbytura, ndërkohë që pritet që bilanci i viktimave të jetë më i rëndë. /a.y/noa.al