Transmetuar më 18-08-2018, 07:29

Vajza e dytë e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Fatmir Limaj i ka dhënë fund beqarisë.

Lala Limaj ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë, në një ceremoni festive tradicionale.

Në videon që gjeni më poshtë, ajo shihet e veshur me kostum popullor, teksa kërcen me të vëllanë.

“Lumja Lala ty që t’ka, Durim Limaj”, shkruan nusja teksa publikon videon.

Një atmosferë e ngrohtë, dhe një nuse shumë e ëmbël e cila u shfaq me disa fustane në ceremoni.

Me një stilim flokësh të mbledhura lirshëm, Lala shkëlqeu në ditën e saj të shënuar. /a.y/noa.al