Transmetuar më 17-08-2018, 22:13

Ndonëse për muaj me radhë u përpoqën ta fshihnin, sapo mësuam për lidhjen e tyre, Klea Huta dhe Elgit Doda u kthyen në një prej çifteve më të preferuar të showbiz-it shqiptar.

Që prej shpalljes së lidhjes dhe ata nuk ndalojnë dot së postuari foto e video së bashku, ku duken kaq të ëmbël.

Por veç kuriozitetit se çfarë ndodh me lidhjen e tyre dhe një tjetër shtohet, kur do ta finalizojnë lidhjen e tyre me një martesë?

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Klea në Instastory.

Me shaka ajo ka thënë se data e dasmës do të jetë 36 gushti. Por, ajo nuk e ka mohuar faktin se ata mund të martohen së shpejti.

Gjithashtu Klea ka shtuar se ceremonia do të jetë e vogël dhe modeste dhe sidomos larg vëmendjes së mediave.