Transmetuar më 17-08-2018, 19:49

Aktori i humorit Agron Llakaj është bërë gjysh për herë të dytë.

Këtë herë, djali i tij Eno e ka bekuar me nip, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Teos.

Agron Llakaj e ka ndarë këtë emocion të tij me ndjekësit në rrjetet sociale duke i bërë edhe një dedikim special nipit të sapolindur.

Postimi i Agron Llakaj në Facebook:

‘Të dua sa qielli e sa toka’! Një këngë ninulle djepi që ja këndoja sime bije kur erdhi në këtë botë…, dhe asaj i pëlqente shumë…, dhe tim biri ja kendova…, dhe atij shumë i pëlqente…., e pas shumë vjetësh zoti më solli një princeshë, Adean…,edhe kësaj ja këndova, shumë i pëlqente dhe kësaj…., e sot po e rikëndoj duke të mbajtur ty në krahët e mi, Teos…, i ëmbli dhe i miri i gjysh Gonit! Mirë se erdhe mes nesh bir…, je i rrethuar me një mal dashurie! Zot! Falemnderit që na e zbukurove jetën!’

Agron Llakaj është drejtues i emisionit të humorit, Al Pazar./a.k/noa.al/