Transmetuar më 17-08-2018, 18:52

Deputeti socialist ka reaguar pas qarkullimit të lajmit në media se ai ka dalë në përgjime si anëtar i bandës së Shullazit.

Jurgis Çyrbja, me anë të një statusi në facebook, akuzon opozitën se po e keqpërdor këtë çështje, duke e konsideruar PD-në “pa ekip e lidership”.

Ai thotë se për gjithçka ka dhënë sqarime në prokurori, dhe nuk ka më asgjë për të thënë.

“Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.

Dua te informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë”, shkruan deputeti socialist.

Ndërkohë pretendimet mediatike ai i quan lajme vere të sponsorizuara.

“Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere:, mbyllet statusi i deputetit Çyrbja. /k.k/noa.al/