Transmetuar më 17-08-2018, 15:31

Media greke Kathimerini ka shkruar se autoritetet greke kanë kapur mbi 3 ton kanabis shqiptar në harkun kohor të një viti.

Në shkrim thuhet se kanabis u rrit në 232% në dy vitet e fundit në Epir pavarësisht zbulimit të vazhdueshëm të të gjitha rasteve përgjatë kufirit greko-shqiptar.

Sipas Kathimerini, kapja e sasive të mëdha të drogës në rajon ka bërë që policia të arrijë në përfundimin se kanalet e tregtarëve shqiptarë të drogës dërgojnë sasi të mëdha kanabisi të prodhuar në Shqipëri për t’u shpërndarë më pas në pjesën tjetër të Ballkanit dhe Evropës nëpërmjet Italisë dhe madje edhe në Turqi.

"Përpjekjet e policisë kundër trafikut të drogës, të cilat arrijnë në vendin tonë me thasë dhe në çdo mënyrë të mundshme është ndoshta më të vështira të dekadave të fundit", shkruan gazeta.

Për të treguar më mirë këtë situatë janë statistikat, ku vitin e shkuar, në rajonin e Epirit janë sekuestruar 9 ton dhe 203 kg kanabis, ndërsa në vitin 2016, sasia e sekuestruar ishte 2 ton dhe 772 kg, rritje e përllogaritur në 232%.

"Kathimerini" shkruan se në vitin 2018 dhe deri tani janë sekuestruar 3 ton e 213 kg drogë.

Konfiskimet e shtatë muajve të vitit 2018 arritën në 961 kg në Janinë dhe 300 Thesprotia, në 208 raste si dhe ka pasur 306 arrestime, kryesisht shqiptarë. /k.k/noa.al/