Transmetuar më 17-08-2018, 15:08

Banesa e aktorit të njohur italian, Alessandro Gassman, ka rënë pre e grabitësve.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në shtëpinë e cila ndodhet në Via dei Coronari.

Ka qenë gruaja që punonte në banesë që ka lajmëruar policinë për grabitjen e ndodhur.

Hajdutët janë futur në shtëpinë e aktorit duke i marrë objekte të ndryshme prej ari dhe veshje të shtrenjta.

Madje, mediat italiane shkruajnë se nuk janë kursyer as çmimet që ka fituar ndër vite aktori.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes. /k.k/noa.al/