Transmetuar më 17-08-2018, 13:42

Chris Watts, një 33-vjeçar amerikan nga Colorado e pranoi, ishte ai që vrau gruan e tij shtatzënë Shanann Watts 34 vjeçe dhe dy vajzat e tyre, Bella dhe Celeste, 3 dhe 4 vjeçe.

Por para se të pranonte kishte bërë një apel në televizion për ti gjetur, duke thënë “Është një makth, nuk jetoj dot pa to”.

Ishte një i afërm i Shanann, ai që deklaroi këtë të mërkurë për mediat, se vrasësi ishte Chris, i cili u arrestua nga policia dhe pranoi krimin.

Sipas të përditshmes ‘Denver7’, policia konfirmoi se krimi ishte kryer prej tij dhe se më pas ai kishte fshehur kufomat. Por ajo që nuk dihet ende, është motivi i krimit.

Siç raportojnë mediat lokale, kohëve të fundit Chris dhe Shananna, e cila ishte në javën e 15-të të shtatzënisë, kishin probleme ekonomike dhe dyshohet se gjithçka ndodhi pas një debati mes tyre, shkruan noa.al.

Por pak pas krimit, ishte Chris ai që bëri denoncimin në polici duke thënë se i kishte lënë në shtëpi ndërsa vetë kishte shkuar në punë dhe se kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur më.

“Fëmijët e mi janë jeta ime, buzëqeshja e tyre zbukuron ditët e mia. Gjithë kjo që po jetoj është një makth, nuk arrij të jetoj pa to”, deklaroi në një apel për mediat pak para se të pranonte krimin.

34-vjeçari u arrestua këtë të martë, rreth një javë pas vrasjes së gruas dhe vajzave. /a.y/noa.al