Transmetuar më 17-08-2018, 12:43

Ai mesazh i gjetur në telefonin e të shoqit Ronald, 13 vite më të vogël se ajo, nuk u gëlltit dot. Nuk dihet se çfarë shkruhej, por me siguri diçka e nxehtë shkaktoi një sherr të furishëm mes një çifti bashkëshortësh, duke bërë që piloti i avionit, me të cilën udhëtonte çifti të bëjë ulje të detyruar.

Pauline Gordon, 66 vjeçe dhe Ronald St. Ville, 53 vjeç, ishin nisur qetësisht nga Londra, me një avion Jet2, të drejtuar për në ishujt Canarie.

Pak pasi ishin nisur në fluturim, gruaja gjeti diçka të pakëndshme në telefonin e të shoqit, duke e akuzuar për tradhti dhe gjithçka u pasua me goditje.

As ndërhyrja e stjuardesave nuk shërbeu për asgjë dhe teksa Ronald e kërcënonte të shoqen se do e godiste, kjo e fundit pa paralajmërim nisi ta qëllonte pa reshtur.

Për shkak se situata nuk po mund të vihej nën kontroll, piloti vendosi të ndryshojë program, duke bërë ulje emergjence në Portugali, shkruan noa.al.

Tashmë që ka kaluar një vit nga incidenti i vitit 2017, dy bashkëshortët janë në proces gjyqësor, nën akuzë se kanë vënë në rrezik sigurinë e fluturimit dhe rrezikojnë të dënohen me mbulimin e shpenzimeve të devijimit të fluturimit. /a.y/noa.al