Transmetuar më 17-08-2018, 12:25

Një grua është gjetur e pajetë, e varur në një pemë gjatë mesditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, rreth orës 11:45, në lagjen nr.1.

Më konkretisht pranë vendit të quajtur “Belvedere”, u gjet e pajetë, Mitrusha L., 65 vjeçe, banuese në Korçë.

Kanë qenë të afërmit ata që kanë gjetur trupin e gruas, ku paraprakisht dyshohet të jetë vetëvarur në një pemë.

Mësohet se gruaja ishte larguar nga banesa pa gjurmë paraditen e sotme, për tu gjetur e vdekur në një zonë të pyllëzuar larg banesës së saj.

Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve intensive të familjarëve, për shkak se e moshuara kohëve të fundit kishte shfaqur shenja mërzie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese