Transmetuar më 17-08-2018, 11:29

Një shtetas italian u ndalua mbrëmjen e së mërkurës në portin e Durrësit, pasi në makinën e tij tip “Fiat” u gjet 6 kilogramë marijuanë.

Piero Mormina do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim, masë sigurie e vendosur sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda, si i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Duke folur në gjykatë, Mormina ka kërkuar që të hetohet në liri, duke qenë se nuk është mirë me shëndetin.

Madje ai ka thënë se nuk kishte dijeni që në mjetin e tij të jetë fshehur drogë.

Por 60-vjeçari ka thënë se ishte paguar nga një shkodran që të transportonte pasaporta false, të cilat i kishte fshehur në pjesën e prapakolpit.

Po ashtu Mormina ka thënë se në 7 gusht ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëndruar në Shkodër, ku dhe ka takuar një person i cili e ka paguar 1 mijë euro, për të transportuar pasaporta false.

Ai ka thënë se vetëm në port ka mësuar se në pako kishte drogë. /a.y/noa.al

Italiani vjen në Shqipëri dhe ngarkon makinën me marijuanë, shikoni si e kishte fshehur 

Italiani vjen në Shqipëri dhe ngarkon makinën me marijuanë, shikoni si e kishte fshehur on Vidnews.