Transmetuar më 17-08-2018, 10:28
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, duke vënë në pranga një person.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte, Rudin Hasekiu, 26 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan.
I riu u kap në lagjen “5 Maji”, Elbasan, teksa po transportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa AA 139 NE, shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al
Në foto, lënda narkotike e sekuestruar