Transmetuar më 17-08-2018, 10:14

Telefoni është një mjet i rëndësishëm komunikimi, por në të njëjtën kohë, edhe armiku numër një i raporteve personale.

Këtë gjë e ka kuptuar shumë shpejtë një vajzë vetëm 4 vjeçe, e cila kur pa që nuk kishte vëmendjen e të atit, i cili fliste pa fund në telefon, priti momentin e duhur për ti marrë celularin dhe për ta hedhur në det.

Protagonist i kësaj skene e cila u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale është reperi rus Timati.

Teksa po pushonte me jaht në Costa Azzurra të Italisë, duket se nuk i kushtoi vëmendjen e duhur të bijës Alisa.

Ai fliste me celular i shtrirë, duke iu përgjigjur kalimthi pyetjeve të së bijës.

Përballë neglizhencës së tij, e mitura nuk u mendua dy herë duke i flakur në ujë telefonin. /a.y/noa.al