Transmetuar më 17-08-2018, 09:21

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku në zonën e Golemit në Kavajë.

Një tren ka përplasur një automjet me disa pasagjerë, i cili po kalonte mbi shina.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se si pasojë e përplasjes, ka disa persona të plagosur, pjesëtarë të një familjeje.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe autoambulanca, për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë ende në vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese