Transmetuar më 17-08-2018, 08:42

Së paku tre avionë u detyruan të bëjnë ulje emergjence në Kili dhe Peru, si pasojë e një sërë alarmesh false për bombë.

Një avion i kompanisë “Latman”, kompania më e madhe ajrore në Amerikën e Jugut, i nisur nga Lima, për në Santiago të Kilit, u detyrua të bëjë ulje emergjence në Pisco.

Ndërkohë dy avionë të tjerë të kompanisë kiliane “Sky Airilines” të drejtuar për në Rosario të Argjentinës dhe Calama, u detyruan sërish që të bëjnë ulje emergjence.

Ata u detyruan të kthehen në Santiago, pas kërcënimëeve telefonike për praninë e bombave në bord.

Lidhur me këto raste, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese