Transmetuar më 17-08-2018, 08:07

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte, duke promovuar një zonë tjetër turistike.

Ai ka nxjerrë pamje nga parku kombëtar i Divjakës.

“Me këto pamje 360 gradë të parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në mënyrë të vazhdueshme kreu i qeverisë iu ka bërë jehonë zonave turistike.

Madje pamje nga parku i Divjakës i nxjerr për të disatën herë, duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.

Pak kohë më parë ai publikoi fotografi nga ky park duke thënë, “Me këto pamje magjepsëse të Parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, tanimë i transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”.

Ndërkohë më poshtë gjeni videon me pamje 360 gradë nga parku i Divjakës. /a.y/noa.al