Transmetuar më 16-08-2018, 22:40

Në vitet 1997-’98, pothuajse të gjitha famlijet shqiptare menduan të emigronin dhe shumica prej tyre e realizuan.

Një prej të shumtëve ishin edhe famlijarët e këngëtarit Aleksandër Gjoka që në vitin 1998 vendosën të jetojnë në Itali. I bindur se nuk mund të gjente kurrësesi ambientin artistik në të cilin ishte rritur e formuar, Aleksandri vendosi të qëndrojë në Tiranë, madje duke mos iu ndarë as lagjes së tij të vjetër te rruga e Shallavareve.

Bashkë me djalin dhe vajzën nisën një jetë të re dhe u duk se krijuan një shkëputje nga Tirana, pavarësisht se marrëdhënia e çiftit nuk është ndërprerë ndonjëherë.

Si për të gjithë njerëzit që kanë emigruar, vera është periudha më e përshtatshme për të vizituar vendin e tyre, në këtë stinë duket se vjen edhe Merita me fëmijët e tashmë edhe me mbesën që po bën 5 vjeç.

Aleksandër Gjoka, pak ditë më parë, siç rrallë bën, ka postuar në Instagram një fotografi të së shoqes, vajzës dhe djalit! Si për çdo gjë, Gjoka flet rrallë me publikun, i mjafton kënga, ama hera herës na kujton për gjërat e tij më të shtrenjta.