Transmetuar më 16-08-2018, 21:08

Skuadra e Kukësit fiton përballë gjeorgjianëve të Torpedos.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena, u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të kuksianeve.

Megjithatë kjo fitore nuk ka mjaftuar për të kaluar tutje në fazën e play-offit në Europa Ligë., pasi në takimin e parë luajtur para një jave, Kukësi u mund me rezultatin e thellë, 5-2.

Të dy golat për Kukësin u shënuan nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Të dy golat u shënuan nga Reginaldo në minutën e 29’ dhe 75’.

Me Kukësin, Shqipëria zyrtarisht nuk është në ashnjë garë europiane për këtë vit, pasi të gjitha skuadrat janë eliminuar./a.k/noa.al/